Lajme

Aksident në Pejë, vetura godet motoçiklistin

07/04/2021 15:15
nga:L J

Gjatë ditës së sotme në Pejë ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Lubeniq të Pejës ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motor, si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i lënduar dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor, për shkak të lëndimeve sipas ekipit mjekësor i njëjti është dërguar në QKUK”, ka thënë Rugova për Express.