Sporti

Maguire: Nuk kënaqemi vetëm me gjysmëfinale, duam më shumë

07/04/2021 13:16
nga:Lorik J

Pasi filloi garën si i lënduar, Harry Maguire luajti ndeshjen e tretë radhazi në qendrën e mbrojtjes së ekipit anglez, duke shënuar një nga golat në fitoren ndaj Ukrainës (4-0), gjë që i dha atyre kualifikim për në gjysmëfinale të Euro2020.

“Është ndjenjë shumë e mirë. Të jesh në gjysmëfinale për herë të dytë radhazi në një turne të madh është një arritje e madhe.Kemi një lojë tjetër të madhe përpara. Ndihemi vërtet mirë dhe ne duam të shkojmë më tej këtë herë sesa në Botërorin e vitit 2018. Ne besojmë shumë”, tha lojtari pas ndeshjes për mediat.

“Ne nuk do të jemi të lumtur vetëm me gjysmëfinale, ne duam të shkojmë më tej”, përfundoi Maguire.

/GazetaBlic Sport