Lajme

Kurti uron Amerikën për Ditën e Pavarësisë: Partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona

07/04/2021 11:40
nga:Q R

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 245-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, përcjell GazetaBlic.

Kurti, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ tha se ShBA-të mbeten partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona.

“Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë i Kurti:

Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës.

Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona.

Gëzuar 4 Korrikun!