Andriy Yarmolenko, lojtar i Ukrainës, tha se ekipi kishte, në përgjithësi, një sezon të mirë në Euro 2020, duke u larguar me kokën lart pavarësisht humbjes 0-4 nga Anglia në çerekfinale.
“Ne jemi një ekip i shkëlqyeshëm, asgjë nuk na thyen. Pavarësisht rezultatit, unë jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Ishte një arritje e madhe për të arritur këtë fazë, urime për tifozët tanë”, tha Yarmolenko pas ndeshjes.
“Në disa ndeshje mund të kishim luajtur më mirë, por në përgjithësi jam i kënaqur. Ne shkuam më larg se Gjermania ose Portugalia… Ne humbëm, por duhet të shikojmë kundërshtarin, një nga skuadrat më të forta në botë “, përfundoi ai.
/GazeteaBlic Sport


