Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga katër persona të dyshuar.
Motivi i sulmit sipas viktimës është një borxh të cilin ai ua kishte të dyshuarve.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin.
Është informuar edhe prokurori lidhur me rastin e ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës.


