Lajme

I dashuri ia kërkon 70 mijë euro vajzës në Lipjan, e kërcënon me foto intime tek familjarët

07/04/2021 09:24
nga:Q R

Viktima femër ka raportuar se i dyshuari (i dashuri i saj) ka kërkuar që t’ia jap 70 mijë euro para të gatshme, se përndryshe do t’ia dërgoj fotografitë intime familjarëve të saj.

Ndërsa i dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje, përcjell GazetaBlic.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitë policore janë duke hetuar rastin.

Theret me thikë një person në Prishtinë