Një person është sulmuar dhe i njëjti dyshohet të ketë marr lëndime nga një mjet i mprehtë në lagjen Dardania në Prishtinë gjatë të shtunës.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë Agron Borovci.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat e rastit si dhe po punon për identifikimin dhe lokalizmin e të dyshuarit”.