Sporti

Anglezët nuk pyesin për masa anti-COVID, mblidhen për birra para ndeshjes me Ukrainën

07/03/2021 20:57
nga:E K

Edhe pse situata duket alarmante për shkak të virusit DELTA, që po bën kërdinë në Angli, tifozët e “3 Luanëve” nuk kanë munguar as në Romë ku përfaqësuesja e tyre do të përballet me Ukrainën në një duel fituesi i të cilës shkon në gjysmëfinale të Euro 2020.

Anglezët këtë Europian janë në piedestal sa i përket alkoolit dhe festës së shfrenuar dhe janë gati të bëjnë të njëjtën gjë edhe në Itali. Para ndeshjes në ‘’Olimpico’’ të Romës, dhjetëra tifozë anglezë janë parë me simbolet e flamurit në lokalet e Romës, teksa në të nxehtin përvëlues kanë preferuar të pijnë birra.

Në rast fitoreje ndaj Ukrainës, banorët e Romës duhet të përgatiten për festë të shfrenuar gjatë natës nga anglezët.

Vlen të theksohet se pak ditë më parë u vendos nga organet përkatëse, karantina e detyruar 5-ditore për personat që vijnë nga zonat e Britanisë së Madhe drejt Italisë, pasi rreziku për variantin indian “Delta” të COVID-19 është i madh.