Sporti

Danimarka në gjysmëfinale të “Euro 2020”, eleminohet Çekia

07/03/2021 19:56
nga:E K

Danimarka ka arritur të mposht Çekinë në çerekfinale të Kampionatit Evropian për të siguruar biletën për në gjysmëfinale.

Danezët fituan ndeshjen me rezultat të ngushtë 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Llogarinë e golave e hapi Delaney në minutën e 5’të të takimit.

Delaney shënoi gol më kokë pas harkimit nga korneri.

Dolberg u përkujdes për të dyfishuar rezultatin e danezëve në minutën e 42’të të takimit.

Kurse golin e vetëm për çekët e shënoi sulmuesi, Patrik Schick në minutën e 49’të të takimit.

Danimarka në gjysmëfinale do e pres fituesin e ndeshjes tjetër çerekfinale, Ukrainë – Angli.

/GazetaBlic Sport/