Mbrojtësi i Kombëtares së Italisë Leonardo Spinazzola u lëndua mbrëmë në ndeshjen ndaj Belgjikës.
Spinazzola u largua nga loja gjatë pjesës së dytë të ndeshjes Itali – Belgjikë për shkak të një lëndimi.
Mbrojtësi ishte duke kaluar në një formë fantastike në këtë Kampionat Evropian por fatkeqësisht u lëndua mbrëmë.
Stafi mjekësor i Kombëtares së Italisë ka konfirmuar se Spinazzola ka thyer tendinën e akilit dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë për 5 ose 6 muajt e ardhshëm.
Mungesë shumë e rëndësishme për Italinë para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Spanjës.
Official. Italy medical staff just confirmed after today tests that Leonardo Spinazzola broke his Achilles tendon. He won’t be able to play for the next 5/6 months. ???
Spinazzola says: “I’m sure I’ll be back soon! Impossible is nothing with this team spirit”.
Stay strong ??? pic.twitter.com/vBVpdxlyMv
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 3, 2021


