Showtime

Pak muaj pas lindjes, Elita Rudi befason me linjat trupore në pozat me bikini

07/03/2021 13:31
nga:Gazeta Blic

Ajo është bërë nënë për herë të dytë në fillim të muajit mars.

Bëhet fjalë për prezantuesen e njohur Elita Rudi, njëherësh bashkëshorten e reperit Gjiko, e cila solli në jetë një vajzë të quajtur, Bota.

Duke qenë se kanë kaluar vetëm pak muaj nga lindja, moderatorja ka befasuar me disa imazhet e fundit që ka shpërndarë në rrjete sociale.

E njëjta u shfaq e mahnitshme në pozat e reja, derisa po shijon pushimet në shtetin turk së bashku me familjen e saj.

Në një palë bikini ngjyrë të gjelbër, bukuroshja nga Gjakova duket në top formë marrë parasysh që këta muaj ka qenë e angazhuar edhe në palestër.


“Gjendja ime momentale është vetëm ta shijoj jetën”, ka shkruar ajo.

Komplimentet kanë qenë të shumta e nga më të ndryshmet edhe nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.

Krahas Botës, Elita dhe Gjiko janë prindër edhe të një djali të quajtur Zëri.