Vlora Çitaku e cila është edhe pjesë e Grupit Punues në Konventën e PDK-së, ka thirrur Memli Krasniqin për të prezantuar platformën para delegatëve.
Çitaku e ka vlerësuar lart figurën e Krasniqit duke e cilësuar si njeri të guximshëm dhe që i ka dhënë shumë PDK-së.
“Kam privilegjin e veçantë që të ftoj para jush mikun tim të femërisë, njeriun me të cilin tash e 17 vite kam ndarë familjen e njëjtë politike. Ish ministrin e guximshëm, njeri që i dha shumë PDK-së në momentet kritike, njeriu i cili së bashku me ne do ta mbaj ritmin e fitoreve, bashkëshorti i Melizës, babai i tre fëmijëve, Memli Krasniqin”, u shprehë Çitaku.


