Sporti

“Horror” ndërhyrje nga Gabriel Jesus, ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen ndaj Kilit

07/03/2021 11:11
nga:Mergim Rreci

 

Kombëtarja e Brazilit është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.

Brazilianët triumfuan ndaj Kilit me rezultat 1 me 0, përcjell GazetaBlic Sport.

Lucas Paqueta shënoi golin e vetëm në këtë takim, gol ky që i dha fitoren e madhe kësaj kombëtare.

Megjithatë, një moment shumë i rrezikshëm ishte ai i minutës së 49′.

Gabriel Jesus bëri një “horror” ndërhyrje ndaj futbollistit të Kilit, ku menjëherë u ndëshkua me karton të kuq.