Sporti

Zyrtare: Etrit Berisha nënshkruan me skuadrën e njohur në Serie A

07/03/2021 10:39
nga:Mergim Rreci

Etrit Berisha tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Torinos.

Portieri shqiptar nënshkroi një kontratë tre-vjeçare me klubin italian, përcjell GazetaBlic Sport.

“Klubi i Futbollit Torino është i kënaqur të njoftojë se ka fituar përfundimisht nga SPAL të drejtën për shërbimet sportive të futbollistit Etrit Berisha. Portieri ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare ”, njoftoi klubi në fjalë.