Sot zhvillohen dy çerekfinalet e tjera në Kampionatin Evropian.
Çekia dhe Danimarka do të përballen në ndeshjen e parë të ditë e cila fillon në ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Në ndeshjen tjetër, Anglia kërkon kualifikimin tutje në gjysmëfinale, atje ku kundërshtar do ta ketë Ukrainën.
Kombëtarja e Ukrainës nën urdhërat e Andriy Shevchenkos ka arritur rezultate fantastike dhe këtë gjë e synon edhe sot.
Në 5 përballjet kompetitive në aktivitetet madhore Anglia kryeson minimalisht 2-1 me fitore, ndërsa në statistikat e përgjithshme, duke shtuar edhe dy sfida miqësore, “Tre Luanët” udhëheqin 4-1.
Takimi Ukrainë – Angli do të mbahet në “Qytetin e Përjetshëm”, në orën 21:00, në Stadio Olimpico dhe do të drejtohet nga kryesori gjerman Felix Brych.
/GazetaBlic Sport/


