Lajme

Memli Krasniqi para fillimit të Konventës: Eshtë një ditë me përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe për mua

07/03/2021 09:49
nga:Y I

Pak para fillimit të Konventës ku do të zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, kandidati i vetëm për këtë pozitë, Memli Krasniqi, është deklaruar për media.

Krasniqi ka thënë se kjo është një ditë me përgjegjësi shumë të madhe për të.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë. Është një ditë me përgjegjësi shumë të madhe për mua. Nuk e kam prit këtë ditë, por në kontekstin që gjendemi është dasht me marrë këtë përgjegjësi. Fokusi im momental është te delegatët që po më presin në Konventë”, ka thënë Krasniqi për T7.