Zvicra dhe Spanja kanë barazuar në kohën e rregulltë të takimit me rezultat 1-1.
Të parët në avantazh kaluan spanjollët falë një autogoli të Denis Zakaria në minutën e 8’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Me këtë gol të tij u mbyllë pjesa e parë.
Në pjesën e dytë zviceranët ishin më ofanziv, dhe arritën të barazojn rezultatin.
Golin e barazimit e shënoi, Xherdan Shaqiri në minutën e 68’të të takimit.
Dhjetë minuta më pas Freuler u largua nga loja pas kartonit direkt të kuq duke e lënë kështu Zvicrën me 10 lojtarë në fushë.
Megjithatë Spanja nuk arriti të përfitoi nga epërsia numerike në fushë dhe takimi u mbyllë me rezultat të barabartë 1-1.
/GazetaBlic Sport/


