Kapiteni i Danimarkës, Simon Kjaer ka deklaruar se nuk e kishte imagjinuar një përkrahje të tillë në Kampionatin Evropian.
Kjaer ishte hero në takimin ndaj Finlandës duke qenë vendimtar për shpëtimin e jetës së shokut të tij, Christian Eriksen, kur ai pësoi atak kardiak, shkruan GazetaBlic Sport.
Danezi deklaroi se përkrahja që ka marrë si brenda dhe jashtë fushës në këtë Kampionat Evropian ka qenë e pa imagjinueshme për të.
“Edhe në ëndrrat e mia nuk mund ta imagjinoja mbështetjen që kishim në këtë Kampionat Evropian, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Ne po e shijojmë këtë dhe kjo na jep ndjenja të mira edhe për ndeshjen tjetër“, tha mbrojtësi i Milanit.
/GazetaBlic Sport/


