Sporti

Mungon vetëm zyrtarizimi, Elseid Hysaj bëhet me skuadër të re

07/02/2021 13:27
nga:Mergim Rreci

 tashmë është pranë nënshkrimit me Lazion.

Takimi mbrëmjen e së enjtes mes përfaqësuesit të tij, Mario Giuffredi, dhe drejtuesve bardhekaltër u mbyll me marrëveshje, e cila pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.

Hysaj do të firmosë me lacialët një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025 me pagë 1.8 milionë euro në sezon, plus bonuset, përcjell GazetaBlic Sport.

Që nga sezoni 2014-2015, kur ishte pjesë e Empolit, Hysaj në shtatë sezone është aktivizuar në total në 200 ndeshje në Serinë A. Golin e vetëm në elitën e futbollit italian e ka shënuar në fitoren 2-0 të Napolit ndaj Sassuolos dy sezone më parë.

/GazetaBlic Sport/