Sporti

Kombëtarja e Zvicrës duhet të jetë shumë e kujdesshme sonte ndaj Spanjës, kjo është arsyeja

07/02/2021 11:31
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Zvicrës nesër takohet me Spanjën.

Zvicra dhe Spanja takohen nesër me fillim nga ora 18:00, në kuadër të çerekfinales së Euro2020, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtarët e Zvicrës nesër duhet të jenë tejet të disiplinuar, pasi 7 lojtarë rrezikojnë gjysmëfinalen nëse ndëshkohen nesër.

Akanji, Elvedi, Embolo, Gavranovic, Mbabu, Rodríguez, Schar janë lojtarët që duhet të shmangin kartonët e verdhë – nëse dëshirojnë të luajnë në gjysmëfinale, normalisht nëse arrihet një fazë e tillë nga ekipi i Petkovic.

/GazetaBlic Sport/