Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca në 31 vjetorin e miratimit të Deklaratës Kushtuese të 2 korrikut, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se 17 shkurti i vitit 2008 i ka rrënjët në 2 korrikun e vitit 1990.
Sipas tij, lufta e drejtë e Kosovës dhe rënia e dëshmoreve ia dhanë vulën lirisë mbi të cilën nuk ka më kompromisë të mëtutjeshme.
“Lufta jonë e drejtë dhe rënia e dëshmoreve ia dhanë vulën lirisë sonë mbi të cilën nuk ka më kompromise të mëtutjeshme, këto arritje janë pasura jonë më e madhe që e kemi e që do tua lëmë prapa fëmijëve tonë. Prandaj duhet ti ruajmë dhe ti mbrojmë këto arritje që i kemi bërë me çdo kusht”, ka thënë Konjufca.
Pjesë nga fjalimi i kryetarit Konjufca në Kuvend:
Një datë shumë të rëndësishëm për historinë dhe shetndërtimin e Kosovës.
Më 2 korrik 1990 delegatët e shpallën atdheun tonë Republikë
Ky ishte akti më i rëndësishëm e më i guximshëm i përfaqësuesve të popullit, qysh pas konferencës së Bujanit.
Pikërisht, para dyerve të Kuvendit të sotshëm, delegatë e Kuvendit të atëhershëm e votuan deklaratën e 2 korrikut.
Kjo shpallje e Kosovës Republikë ndodhi në okupim, vendi ynë ishte i pushtuar dhe nën masat e ashpra të regjimit të Jugosllavisë të asaj kohe..
2 korriku i vitit 1990 e gjeti Kosovën nën okupim klasik, që Serbia e Millosheviqit e kishte përgatitur moti.
Rëndësia sublime e 2 korriku merr kuptim të plotë po të shikohet nga sekuencat politiko-juridike.
17 shkurti i vitit 2008 i ka rrënjët në 2 korrikun e vitit 1990.
Se sa e gjatë, sa e vështirë sa e mundimshme ishte përpjekja jonë për liri, për pavarësi dhe sovranitet, ishte punë titanike e plotë e plotë brezave gjatë të cilave një popull i tërë nuk kurseu asgjë për tu çliruar.
Lufta jonë e drejtë dhe rënia e dëshmoreve ia dhanë vulën lirisë sonë mbi të cilën nuk ka më kompromise të mëtutjeshme, këto arritje janë pasura jonë më e madhe që e kemi e që do tua lëmë prapa fëmijëve tonë.
Prandaj duhet ti ruajmë dhe ti mbrojmë këto arritje që i kemi bërë me çdo kusht.


