Sonte zhvillohen dy ndeshjet e para të çerekfinales së Kampionatit Evropian.
Priten dy ndeshje jashtëzakonisht interesante, atje ku do të kuptohen dy kombëtaret e para që do të arrijnë në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.
Fillimisht në ora 18:00, Zvicra e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Admir Mehmedit do të tentojë një tjetër hap historik në Kampionatin Evropian.
Spanja do të jetë kundërshtari i radhës i kësaj kombëtarje, me ndeshjen që pritet të jetë e luftuar deri në sekondat e fundit.
Granit Xhaka nuk do të luajë në këtë takim pasi që ka plotësuar numrin e kartonave, kurse Xherdan Shaqiri do të jetë ai që do ta udhëheqë kombëtaren helvete në fushë.
Këto janë formacionet e mundshme të këtij takimi.
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferović
Spanja: Unai Simón; Azpilicueta, Eric García, Laporte, Alba; Koke, Busquets, Pedri; Sarabia, Morata, Ferran Torres


