Lajme

Haradinaj: “Delegatët e Pavarësisë” i dërguan mesazh botës për përcaktimin e shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi

07/02/2021 08:30
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 2 korrikun e vitit 1990, ditën e Deklaratës Kushtetuese, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj thotë se “111 Delegatët e Pavarësisë” nuk i’u friksuan as forcës së armëve as zhurmës së tankeve.

“Ata i treguan botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi” shkruan Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Në kohë shtetrrethimi, ata kishin guximin që të vendosin gurin e parë, në themelin e një shteti që kishte nisur rrugën drejt pavarësisë.

Ata nuk i frikësoi forca e armëve e as zhurma e tankeve. Ata i dërguan botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi. Ata janë “111 Delegatët e Pavarësisë”.

2 korriku përgjithmonë në kujtesën tonë historike.
RH