José Mourinho parashikon që Italia do të fitojë kundër Belgjikës në çerekfinalen e sotme.
Trajnerti portugez iu kërkua të përmendte gjysmëfinalistët e UEFA Euro 20202 dhe, siç ndodh zakonisht, doli me një përgjigje të zgjuar kur bëhej fjalë për të parashikuar Belgjikën kundër Italisë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Anglia [do të kualifikohet] me siguri dhe unë do të thoja se edhe Danimarka kundër Republikës Çeke,” parashikoi ish-trajneri i Tottenham Hotspur.
“Belgjika kundër Italisë? Kjo është një gjë e madhe..nëse nuk them Italia, nesër zbarkoj dhe ata më vrasin, kështu që duhet të them Italia.
“Unë them se poshtu Spanja kundër Zvicrës, pasi që Xhaka nuk po luan për kombëtaren helvete.”
Kapiteni i Zvicrës është pezulluar për çerekfinale kundër skuadrës së Luis Enrique dhe Mourinho po e mban nën vëzhgim atë ndërsa ai po bën presion për të sjellë mesfushorin e Arsenalit në Romë.
Italia takohet me Belgjikën në çerekfinale në Allianz Arena natën e sontme.
Në të njëjtën ditë Mourinho zbarkon në kryeqytet për të filluar aventurën si trajner i Romës.
/GazetaBlic Sport/


