Lajme

SHBA, rritet numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Miami

07/02/2021 08:04
nga:Y I

Me gjetjen e trupave të pajetë të dy fëmijëve, numri i të vdekurve si rezultat i shembjes së pjesshme të një ndërtese 13-katëshe në rajonin Surfside të Miamit në shtetin Florida të SHBA-së është rritur në 18.

Kryetarja e Bashkisë së Miamit, Daniella Levine Cava, në një konferencë për media njoftoi se trupat e dy fëmijëve janë gjetur në punimet e kërkim-shpëtimit nën rrënojat e ndërtesës.

Trupat në fjalë u përkasin motrave 10 vjeçares Lucia dhe 4 vjeçares Emma Guara, tha Cava e cila shtoi se nuk kanë asnjë informacion për 145 persona të cilët mendohet se ndodhen nën rrënoja.

“Çdo humbje jete në një ngjarje kaq të papritur dhe të pavërejtur më parë, është tragjike, por barra e humbjes së fëmijëve është shumë e rëndë”, tha Cava.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill Biden sot do të vizitojnë zonën në të cilën ndodhet ndërtesa, do të takohen me familjarët dhe do të shohin punimet në vend.