Lajme

Asambleistja Bejta tregon se cilat duhet të jenë prioritetet e qeverisjes së re në Prishtinë

07/01/2021 22:09
nga:Q R

Zgjedhjet lokale janë caktuar më 17 tetor.

Pas kësaj date në Prishtinë janë disa çështje që duhet prioritizuar në qeverisjen e re në Prishtinë.

Sipas asambleistes së pavarur në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fitnete Bejta, Plani Zhvillimor, harta zonale dhe shtimi i çerdheve publike duhet qenë pika kyçe për kryetarin e ri.

“Plani Zhvillimor Komunal, Harta Zonale, rregullimi i infrastrukturës rrugore, zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore e shtimi i qerdheve publike janë vetëm disa prej detyrave me prioritet për qeverisjen e ardhshëme të Prishtinës”, ka thënë Bejta.

“Politika e fjalët boshe më së paku i duhen Prishtinës, qyteti ynë ka nevojë për njerëz profesionalë e me vision”.

Kurti: Do të ketë kapitull të ri të dialogut, në Korrik do të takohemi sërish!