Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci është takuar me senatorin Bill Cassdiy.
Ky takim ndodhi në Panama në forumin për siguri ku po merr pjesë edhe vet Bajqinovci, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” e konfirmoi takimin në fjalë, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Në Forumin për Siguri, Mbrojtje dhe Intelegjencë, i cili po mbahet në parlamentin e shteteve të Amerikës Latine me seli në Panama, kisha kënaqësinë të takohem me pjesmarrësin e këtij forumi, senatorin amerikan Bill Cassidy.
Me zyrtarin e lartë amerikan biseduam për kërcënimet në fushën e sigurisë, mbrojtjes, inteligjencës, luftës kundër financave të paligjshme, krimit transnacional, tregtia e paligjshme, pastrimi i parave, rrjeti 5G dhe kërcënimet e sigurisë kibernetike ndaj sistemeve të infrastrukturës së sigurisë dhe mbrojtjes. Senatorin Cassidy e informova për progresin e shtetit tonë në shumë fusha si dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Forumi Parlamentar i Sigurisë, Mbrojtjes dhe Inteligjencës ka organizuar 17 forume globale me mbi 1,700 Parlamentarë dhe zyrtarë qeveritarë që përfaqësojnë 96 vende.
Ky është njëri ndër forumet më të mëdha në botë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Kosova po bëhet pjesë e hartës së shteteve që e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, Kosova po bëhet pjesë e hartës sē diplomacisë botërore, me qeverinë padyshim më kredibile që nga paslufta.
/GazetaBlic/