Analisti politik, Fitim Salihu, vlerëson se moskandidimi i Enver Hoxhajt për kryetar të PDK-së, është nisur nga ideja e ruajtjes së unitetit të brendshëm të partisë, shkruan GazetaBlic.
Salihu, në një prononcim dhënë për ‘GazetaBlic’, deklaron se PDK-së në këto momente që po kalon pa dy liderët e saj historikë, nuk i konvenon të ketë thyerje të unitetit të brendshëm.
“Mendoj që Enver Hoxhaj është nisur nga ideja e ruajtjes së unitetit të brendshëm të partisë. PDK-së nuk i konvenon në këto momente që po kalon, pa dy liderët e saj historikë, që të ketë thyerje të unitetit të brendshëm. Prandaj, unë e shoh në këtë linjë edhe vendimin e Enver Hoxhajt për moskandidim sepse PDK-ja nga 3 korriku duhet të dalë e bashkuar dhe e gatshme për betejen opozitare dhe jo e përçarë dhe e fraksionalizuar”, thotë ai.
Enver Hoxhaj nuk do të jetë kandidat për kryetar të PDK-së në konventën e 3 Korrikut.Këtë e konfirmoi vetë ai përmes një konference për media.
Hoxhaj, shtoi se kjo nuk është ikje nga gara.
Ndër të tjera, njeriu që ushtroi pozitën e ushtruesit të detyrës ka thënë se do të jetë pjesë e PDK-së, ndërsa fjalimin e ka përmbyllur me frazën: “Të shtunën, na priftë e mbara”.
Hoxhaj: Vendimi për të mos kandiduar, nuk ishte i shpejtë, por i menduar mirë!


