Lajme

Osmani e Kurti zgjedhin zv.drejtorin e ri të AKI-së

07/01/2021 17:30
nga:Q R

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë emëruar, Agon Bytyqin, zëvendësdrejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë emëruar sot Agon Bytyqin, zëvendësdrejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

“Zëvendësdrejtori i sapoemëruar i AKI-së, ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës më 2008, ndërkaq studimet master në fushën e drejtësisë i ka përfunduar më 2012. Një pjesë të studimeve, z.Bytyqi i ka përfunduar në SHBA”, thuhet në komunikatë.

“Ai, gjithashtu ka përfunduar provimin e Jurisprudencës më 2018. Ka përvojë 11-vjeçare në fushën e sigurisë, si dhe në atë të bashkëpunimit ndërkombëtar”, njoftohet tutje.

Emërimi i Bytyqit vjen pas shkarkimit të Vlora Hysenaj nga kjo pozitë.

Hoxhaj: Vendimi për të mos kandiduar, nuk ishte i shpejtë, por i menduar mirë!