Kombëtarja e Zvicrës nesër takohet me Spanjën në Euro2020.
Zvicra dhe Spanja takohen nesër nga ora 18:00 në kuadër të çerekfinales së kampionatit evropian, përcjell GazetaBlic Sport.
Para këtij dueli, Luis Enrique, trajneri i Spanjës ka folur në konferencë për shtyp ku ka deklaruar se do të luajnë futboll ofansiv.
“Unë jam gati për një ndeshje si ajo [fitorja 5-3 kundër Kroacisë] – por nuk jam i sigurt nëse familja ime ose tifozët ndjejnë të njëjtën gjë! Ne nuk do të luajmë me topa të gjatë, as në mbrojtje, por ne do të mbrohemi duke u përpjekur të zotërojmë topin dhe të luajmë”, tha Luis Enrique.
/GazetaBlic Sport


