Sporti

Ish portieri i njohur: “Për momentin Courtois është superior ndaj Donnarummas”

07/01/2021 16:57
nga:Lorik J

Ish-portieri belg, Jean Francois Gillet ka folur para ndeshjes mes Italisë dhe Belgjikës e cila është e vlefshme për çerekfinalet e Euro 2020.

Gillet ka theksuar se portieri i Belgjikës, Courtois është më i mirë se Donnarumma momentalisht, përcjell GazetaBlic Sport.

“Donnarumma është një portier i shkëlqyeshëm, ai është i ri por nuk ka ende përvojën e Courtois, i cili ka fituar Kupa dhe kampionate, si dhe është zgjedhur portieri më i mirë në botë. Për momentin, belgu është superior ndaj italianit. Gigio tashmë është shumë i kompletuar, ai është një portier modern. Gjithmonë ka diçka për të përmirësuar, por është e vështirë të gjesh defekte”, tha Gillet për Sky Sport.

Ndeshja mes Belgjikës dhe Italisë luhet nesër nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport