Federata e Futbollit të Kosovës ka emëruar selektorin për ekipin kombëtar U15 në futboll.
Kjo detyrë e rëndësishme i është besuar Ilir Nallbanit.
“Falemnderit për mundësinë dhe besimin Kryetarit z.Agim Ademit, nënkryetarit z.Baki Burri si dhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës”, ka shkruar Nallbani në profilin e tij në Facebook.
Ish futbollisti i njohur, Ilir Nallbanin, tani trajner, me punën e tij në grupomoshat e reja ka arritur t’i bind drejtuesit e FFK-së, për t’ia besuar këtë pozitë.
Nallkani ka bërë karrierë në klube si Besa e Pejës, Tatabanya (Hungari), Elbasani dhe Vllaznia në Shqipëri, ndërsa në fundin e karrierës luajti edhe te Trepça ’89, Liria dhe për ta mbyllur karrierën në Besë, aty ku e kishte nisur.


