Ish trajneri i Italisë, Antonio Conte tha se Belgjika nuk janë favoritë kundër Italisë, por vlerësoi Romelu Lukakun si një nga sulmuesit më të mirë në botë.
Kombëtarja e Belgjikës nesër takohet me Italinë me fillim nga ora 21:00 në kuadër të çerekfinales së Euro2020, përcjell GazetaBlic Sport.
“Është një Kampionat i veçantë Evropian sepse pandemia ka ndikuar shumë në përgatitjen e ekipeve,” tha Conte për L’Equipe.
“Italia është një nga ekipet që kanë një përjashtim, sepse ata kanë gjetur një ekuilibër midis sulmit dhe mbrojtjes dhe një loje kolektive,” tha Conte.
“Tani për tani, Lukaku është një nga sulmuesit më të mirë në botë,” përfundoi Conte në lidhje me sulmuesin e Nerazzurrëve.
/GazetaBlic Sport


