Lajme

Dy ditë para konventës së PDK-së, vjen reagimi i Endrit Thaçit

07/01/2021 15:17
nga:Gazeta Blic

Teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga mbajtja e Konventës së Partisë Demokratike të Kosovës, për zgjedhjen e kryetarit të të partisë, ka reaguar djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, raporton Gazeta Blic.

Endrit Thaçi ka publikuar një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi me ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

“Vëllezër në luftë”, është mbishkrimi i kësaj fotografie të publikuar nga Endrit Thaçi, në gjuhën angleze.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të dy kanë qenë themelues dhe kryetarë në periudha të ndryshme të Partisë Demokratike të Kosovës.

Të dy këta, gjenden në Tribunalin Special në Hagë, duke u gjykuar nën akuzën për krime lufte.

Ndërsa, partia të cilën e themeluan Thaçi dhe Veseli, është në proces të zgjedhjes së pasardhësit të tyre.

Të shtunën e 3 Korrikut, PDK, do ta mbajë Konventën Zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Deri më tani, kandidaturën për ta drejtuar PDK-në e ka bërë zyrtare vetëm Memli Krasniqi.

Ndërsa është duke u përfolur edhe emri i Enver Hoxhajt, si kandidat i mundshëm në garën e 3 Korrikut.

@Gazeta Blic

“Kalkulimet” dhe matematikat e minutave të fundit të Enver Hoxhajt