Sporti

Shevchenko: Nuk duhet të kemi frikë nga Anglia

07/01/2021 14:50
nga:E K

Legjenda e futbollit ukrainas dhe trajneri i Kombëtares së Ukrainës, Andriy Shevchenko, ka arritur sukses historik me ekipin kombëtar që ai drejton.

Për herë të parë Ukraina u kualifikua në çerekfinale të Kampionatit Evropian nën urdhërat e trajnerit, Andriy Shevchenko, shkruan GazetaBlic Sport.

Shevchenko ka deklaruar se pavarësisht se Anglia është një kundërshtar shumë i fortë ata nuk duhet të frikësohen nga “Tre Luanët“.

“Anglia është një ekip i shkëlqyeshëm, ata kanë një bankë rezerv me shumë opsione dhe një ekip të shkëlqyeshëm teknik. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se sa e vështirë do të jetë kjo lojë”, tha fillimisht ai.

“Unë pashë tre ndeshjet e fazës së grupeve të Anglisë, por jo edhe ndeshjen ndaj Gjermanisë, sepse na duhej të përgatiteshim për ndeshjen tonë kundër Suedisë. Ata janë një skuadër me mbrojtje të fortë dhe është e vështirë t’iu shënosh, por mëgjithatë ne nuk duhet të kemi frikë. Gjithçka është e mundur në futboll si në jetë dhe ne do të bëjmë çmos që tifozëve tanë të festojnë pas ndeshjes”, përfundoi trajneri ukrainas.

/GazetaBlic Sport/