Blerina Kllokoqi Rugova është një nga kreatoret më të suksesshme dhe më të kërkuara shqiptare.
Së fundi, ajo ka qenë pjesëmarrëse në Paradën e Krenarisë me moton “Bashkë dhe Krenar”, shkruan GazetaBlic.

Kjo u bë e ditur përmes disa postimeve që publikoi ajo në rrjetet sociale, ku shihet bashkë me aktoren shqiptare, Shengyl Ismaili.

Ndryshe, shumë fytyra publike tashmë ia kanë besuar Blerinës punën dhe vishen nga duart e saj./GazetaBlic/


