Unai Simon mund të ishte fytyra tragjike e Spanjës në ndeshjen ndaj Kroacisë.
Portieri spanjoll bëri një gabim amatoresk kur nuk arriti të ndal topin e kthyer nga një mbrojtës i Spanjës dhe i mundësoi kështu Kroacisë të kaloj në avantazh e para, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë ky gabim nuk i kushtoi Kombëtares spanjolle pasi lojtarët e Spanjës arritën të rikthejn rezultatin dhe të kualifikohen tutje me rezultat 3-5.
Simon tregoi se pas gabimit të tij portieri i Manchester United i ka folur atij për t’a qetësuar.
“Ai më priti në tunel. Unë nuk dua të tregoj gjithçka që ai më tha, është një bisedë personale midis meje dhe tij. Por mund t’ju them se fjalët e tij menjëherë më qetësuan. Kur një portier si ai jep ju këshilla, ju vetëm mund ta dëgjoni atë dhe të përmirësoheni”, tha Simon.
Spanja do të përballet me Zvicrën në çerekfinale të Euro 2020.


