Showtime

Kështu ia vendosi emrin vajzës ministrja Albulena Haxhiu, dalin pamjet

07/01/2021 12:21
nga:Gazeta Blic

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është bërë sot me vajzë. Ajo ka lindur sot në Klinikën Gjinekologjike në QKUK.

Bashkëshorti i saj Alban Krasniqi, ka publikuar një fotografi të vajzës e po ashtu ka treguar edhe emrin e saj.

“Të gëzuar dhe mëse të lumtur.Andrra erdhi në jetë!”, ka shkruar ai.

Drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli e ka konfirmuar.

Ai ka treguar se Haxhiu ka lindur sot në orën 03:30 dhe gjendja e saj dhe e foshnjës është shumë e mirë.