Futbollisti ka bërë të ditur se nuk është më pjesë e skuadrës nga Drenasi.
Astrit Thaqi ka njfotuar largimin nga Feronikeli.
Thaqi bëri të ditur lajmin në profilin e tij të rrjetit social, Facebook. Megjithatë ai nuk ka bërë të ditur klubin e ri.
“Përmes këtij postimi dua të ju njoftoj se ky mund të jetë viti im i fundit në fanellën e Feronikelit. Sot përfundon kontrata ime dhe nga sot jam lojtar i lirë”, ka shkruar Thaqi.


