Lajme

Nga nesër mund të aplikohet për termin në Ambasadën e Gjermanisë për viza pune

06/30/2021 20:40
nga:M K

Duke filluar nga nesër qytetarët e Kosovës që janë plotësisht të vaksinuar me vaksinën antiCOVID, do të kenë mundësinë të regjistrohen sërish në listën e pritjes për caktimin e një termini në kuadër të Ambasadës së Gjermanisë.

Kësisoj nga nesër do të mund të aplikohet për termin në ambasadën gjermane për viza pune.

Në njoftimin e ambasadës theksohet se lista e re e pritjes për caktimin e një termini në muajin gusht për personat plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, do të hapet nesër me 1 korrik 2021.

“Rregullorja për Ballkanin Perëndimor” e rinovuar, ka hyrë në fuqi më 1 janar 2021. Me këtë, shtetasit e Kosovës do të kenë qasje të privilegjuar në tregun e punës në Gjermani deri më 31 dhjetor 2023. Më 1 gusht 2021 shqyrtimi i kërkesave për viza të tilla për personat nga Kosova që janë plotësisht të vaksiuar kundër Covid 19 do të jetë sërish i mundur. Lista e re e pritjes për caktimin e një termini në muajin gusht për personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid 19 do të hapet më 1 korrik 2021”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

Udhëzime të rëndësishme lidhur me aplikim:

– Ju lutemi të regjistroheni vetëm nëse tashmë e keni kompletuar dokumentacionin e nevojshëm dhe keni marrë të paktën një dozë të vaksinës. Shtyerja e termineve për një muaj të mëvonshëm nuk është e mundur.

– Regjistrimi i kërkesës së re për caktimin e një termini është i domosdoshëm. Regjistrimet sipas Rregullores së vjetër për Ballkanin Perëndimor nuk janë më valide.

– Lista e pritjes për regjistrimin e kërkesës për termine të lira për muajin vijues do të hapet çdo muaj. Nëse nuk keni sukses, keni mundësi të regjistroheni në muajin vijues.

– Në momentin e parashtrimit të kërkesës për vizë duhet të dorëzohet dokumentacioni mbi statusin e vaksinimit. Për udhëtimet hyrëse kërkohet një dëshmi mbi vaksinimin e plotë dhe të bërë të paktën 14 ditë më parë me një nga vaksinat e aprovuara në Gjermani.

Informata më të hollësishme gjeni në faqen tonë të internetit:

https://pristina.diplo.de/…/fillimi-i-punesimit…/1767176