Lajme

Zyrtare: Uran Ismaili kandidat i PDK-së për Prishtinën

06/30/2021 20:38
nga:M K

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ismaili në një organizim të PDK-së në Prishtinë.

Në ceremoninë e organizuar, ka folur edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila ka thënë se nga larg e ka parë Prishtinën që po shkatërrohet.

“E kom pa Prishtinën nga larg Uran, e kom pa që po shkatërrohet. Qyteti nuk mund të bëhet përderisa kryetari I Prishtinës merret me dialogun, ose me shërbime karshi liderëve partiak, ose me shërbime karshi ndërtuesve”, tha Çitaku.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Mësohet arsyeja e dorëheqjes së Vesmira Haradinajt