Alvaro Morata ka qenë qendër e kritikave në ekipin kombëtar spanjoll, por në ndeshjen e fundit ai shënoi një gol që konfirmoi rikthimin kundër Kroacisë dhe kalimin pasues në çerekfinale.
“Ne duhet të jemi të përgatitur. Ju e shihni gëzimin tek të gjithë shokët e tjerë të ekipit tim kur festuam golin”, tha sulmuesi kur u pyet për vërshëllimat nga publiku vendas.
“E di pse më fishkëllejnë, nuk është e vështirë ta kuptoj, por kur Evropiani të përfundojë do të flas, nuk ka problem. Nuk është mirë që njerëzit thonë gjëra për gruan dhe fëmijët tuaj, kjo ndikon shumë tek ata, më shumë sesa mua. Unë jam këtu me shokët e mi – ndërsa ata vuajnë në shtëpi. Nuk lidhet me rrjetet sociale, por ato tashmë e kanë kaluar kufirin. Njerëzit që e kanë bërë atë, nëse kanë fëmijë, nuk e di se çfarë mendojnë kur fyejnë një grua dhe dy fëmijë”, theksoi lojtari.
/GazetaBlic Sport


