Lajme

27-vjeçari shqiptar rrëmben turisten gjermane në ishullin grek dhe e përdhunon deri në mëngjes

06/30/2021 19:11
nga:Q R

Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke në ishullin Kos, pasi dyshohet se ka përdhunuar një turiste gjermane po ashtu 27-vjeçare.

Takimi mes tyre ka nisur në një lokal dhe më pas ata patën një bisedë me njëri-tjetrin.

Por në momentin kur 27-vjeçarja u ngrit nga lokali dhe u nis për në dhomën e hotelit, shqiptari e ka ndjekur dhe e ka “rrëmbyer” duke e çuar në plazh dhe e ka përdhunuar deri në mëngjes.

Ishte vetë vajza që ka bërë denoncimin në polici dhe pasi shqiptari u arrestua, vajza e njohu dhe konfirmoi se ishte ai që e kishte përdhunuar./noa/

Arrestohet kryeshefi i Komisionit të Pavarur të Mediave, Luan Latifi