Lajme

Një muaj paraburgim për malazezin që u arrestua në Gazimestan

06/30/2021 15:45
nga:Gazeta Blic

Malazezi që arrestua të hënën në Gazismestan i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj.

Ai u arrestua për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit” me rastin e manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan të Prishtinës.

Kjo u konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

I dyshuari ishte arrestuar sepse kishte bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes.

Ai ishte dërguar fillimisht në qendrën e ndalimit për 48 orë.

Mësohen emrat e 21 të arrestuarve në operacionin e sotëm, “Subvencionet”