Lajme

A do të jetë Enver Hoxhaj kandidat për kryetar të PDK-së?! – Ky është afati për aplikim!

06/30/2021 12:18
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka publikuar një fotografi, të grupit punues për organizimin e Konventës së Jashtëzakonshme të PDK-së, për zgjedhjen e kryetarit të ri, raporton Gazeta Blic.

Musliu ka bërë të ditur se deri nesër në ora 17:00, i presin kandidaturat për kryetar të PDK-së.

Në mesin e këtij grupi, janë edhe deputetët Xhavit Haliti dhe Elhmi Reçica dhe ish-ministri, Fehmi Mujota.

Shkrimi i plotë:

Grupi punes për organizimin e Konventes se jashtezakonshme të PDK-së mbajti takimin e rregullt.

Deri neser në ora 17:00 presim kandidaturat per Kryetar të PDK-se.