Milan dhe Leicester City thuhet se janë dy skuadrat shumë të itneresuara për Domenico Berardi.
26-vjeçari ka dy asistime në katër paraqitje në “Euro 2020” dhe ka tërhequr interes ngady klubet e mëdha, sipas Il Corriere dello Sport, përcjell GazetaBlic Sport.
Edhe pse ende nuk ka oferta zyrtare në tavolinë, të dy klubet thuhet se kanë filluar bisedimet paraprake me Sassuolo.
Kontrata e Berardit në stadiumin “Mapei” skadon në Qershor 2024.
Reprezentuesi italian është një produkt i akademisë së klubit dhe bëri debutimin e tij për skuadrën e parë në një barazim kundër Avellino në 2012.
Ai ka 105 gola në 291 paraqitje me faenllën gjelbër e zi.
La Gazzetta dello Sport raportoi javën e kaluar se si Liverpool ashtu edhe Tottenham janë të interesuar për anësorin e kombëtares italiane dhe Il Corriere dello Sport konfirmon se më shumë klube të Serie A dhe Premier League i kanë vënë sytë 26-vjeçarit.
/GazetaBlic Sport/


