Lajme

Aksioni te Ministria e Bujqësisë, arrestohen disa zyrtarë të AZHB-së

06/30/2021 10:52
nga:Y I

Policia e Kosovës ka arrestuar disa zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në vazhdimin e aksionit ‘Subvecionet 2021’ – nën dyshimet për keqpërdorime për subvencione në bujqësi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar se ky aksion është vazhdimësi e operacionit të mëhershëm, subvencionet.

Përveç në AZHB, ky operacion po realizohet edhe në disa komuna të Kosovës.

“Policia e Kosovës, me autorizim të organeve kompetente ka filluar një operacion të gjerë policorë, i cili është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme. Ky operacion policorë është vazhdimësi e operacionit të mëhershshëm subvencionet. Pas përfundimit të operacionit policorë do të bëhen të ditura detaje shtesë”, ka thënë Kelani.