Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur aksionin e sotëm të zhvilluar tek Ministria e Bujqësisë, shkruan Gazeta Blic.
Haxhiu thotë se zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën dhe janë pasuar kundraligjshëm do të japin përgjegjësi.
Reagimi i plotë:
Zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm e në kurriz të qytetarëve, do të japin përgjegjësi.
Përgëzoj institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione. Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë!
Shteti i së drejtës nuk ka alternativë!
Përfundon aksioni te Ministria e Bujqësisë, shtatë të arrestuar


