Arbios Thaçi është njëri ndër mesfushorët më të mirë ndër vite në futbollin kosovar.
Thaçi ishte pjesë e skuadrës së Drenicës për vite me radhë si dhe e Gjilanit, por që në edicionin e fundit pranveror ishte pjesë e skuadrës së Malishevës, atje ku kishte suksese të mëdha me këtë skuadër, shkruan GazetaBlic Sport.
Me paraqitjet e tij fantastike e ndimoi klubin që të inkaudrohet në Superligën e Kosovës në futboll, duke e mposhtur konkurrencën e fortë që kishte me skuadrat e tjera për ta fituar këtë status.
Inkuadrimi në Superligë ishte një mision dhe një qëllim që u kompletua për të dhe tashmë edhe kontrata e tij me këtë skuadër ka përfunduar.
Ai është momentalisht futbollist i lirë, por që i dëshiruar nga shumë skuadra të ndryshme të cilat kanë shprehur interesin e madh për shërbimet e tij.
GazetaBlic Sport mëson se ai është i tunduar nga disa oferta, megjithatë ai po i shqyrton maksimalisht ato dhe një vendim për klubin e ri pritet së shpejti.
Këto janë disa nga momentet e tij më të mira me skuadrën e Malishevës në sezonin që kemi lënë pas.
Pamjet: TV Malisheva


