Granit Xhaka është lidhur shumë me një kalim në Serie A këtë verë, me Romën që thuhet se do të mbyllë marrëveshjen me të.
Xhaka madje provoi një transferim te Roma në fillim të këtij muaji, duke thënë: “Arsenali e di se çfarë dua të bëj … është shumë e bukur këtu [në Romë]”, përcjell GazetaBlic Sport.
Sidoqoftë, gazeta italian Calciomercato tani po raporton se Juventus do të rivalizojë Romën për mesfushorin me origjinë shqiptare.
Raporti thekson se Juventus ka ‘hedhur sytë’ te Xhaka, mes ‘vështirësive’ në nënshkrimin e Manuel Locatellit nga Sassuolo.
Pretendohet se Xhaka ‘dëshiron’ të bashkohet me Romën, por ai nuk mund të presë shumë gjatë përgjigjen e Romës.
/GazetaBlic Sport/


